Paul Pogba do të rikthehet të luajë sërish futboll në mars, pasi dënimi i tij prej 4 vitesh u reduktua në 18 muaj.
Gjithsesi, Juventus duket se nuk ka ndërmend që ta përfshijë sërish në skuadër mesfushorin francez dhe është gati që t’i ndërpresë përfundimisht kontratën.
Menjëherë në skenë ka dalë Olympique Marseille, me francezët që kanë ngritur një ekip tepër të fortë, me në krye trajnerin De Zerbi, përcjell tch.
Siç bëjnë me dije mediat e huaja, Marseille është gati që ta transferojë Pogban si lojtar të lirë, i cili mund të nisë stërvitjen në janar dhe t’i rikthehet fushës në mars.