Situata e paqartë e ish qendrës strehuese, në një mbledhje komunale ka shkatuar pakënaqësi të shumta.
Mbledhja e rregullt komunale për buxhetin në Kienberg të Zvicrës, ka përfunduar në një afat rekord: Vetëm pas 41 minutash u zgjidhën të gjitha pikat e rendit të ditës. Debati u intensifikua vetëm kur një banor kërkoi sqarim lidhur me situatën me ish qendrën strehimore të komunës.
Godina, një pronë e komunës në rrugën „Hübelistrasse 26“, me vite të tëra ka qenë e zbrazur, para se në vitin 2004 të riparohej nga komuna dhe ti huazohej një enti rajonal për azilkërkues (SRUN). Për këtë, Komuna Kienberg në vit pranonte 32.000 franga zvicerane. Në muajin prill të këtij viti, azilkërkuesit e fundit u tërhoqën, ndërsa kontrata u ndërpre. Arsyeja: SRUN-i ka mundësi të tjera të mjaftueshme të strehimit. Përveç kësaj, kujdesi në Kienberg ka qenë kompleks, ndërsa transporti deri në qendrat e Oltenit apo Solothurnit mjaft i rëndë. Që atëherë shtëpia është duke qëndruar e zbrazur.
Për komunën, gjendja me godinën është e pakënaqshme, ndërsa këtë e konfirmoi edhe kryetarja e komunës, Adriana Gubler: „Për SRUN-in nuk është atraktive që refugjatët t^i sjellë tek ne. Por, për ne situata aspak nuk është e kënaqshme“, ka theksuar më tej kryetarja, shkruan „Solothurner Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“. Sipas saj, godina ka vend të mjaftueshëm për të pranuar azilkërkues. Të njëjtin mendim e ndanë edhe të pranishmit e tjerë.
Gubleri më tej ka nënvizuar se është në bisedime me kantonin dhe SRUN-in. Mbetet e paqartë se si do të rrjedhë situata me godinën në „Hübelistrasse 26“, pasi ende nuk janë organizuar plane. „Për ne një situatë e tillë është më se e padobishme“, ka përfunduar Gubler.(Shtegu.com)