Në adresë të Gjykatës Kushtetuese ka arritur një iniciativë për anulimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe shpalljen e tyre si antikushtetuese.
Sipas disa informacioneve një veprim i tillë është arma e fundit e VMRO-së për të mos humbur pushtetin, ndërsa ka mbështetjen edhe të BDI-së.
Nëse Gjykata Kushtetuese shpallë zgjedhjet e 11 dhjetorit si të pavlefshme, atëherë rikthehet qeveria e vjetër me legjitimet të plotë deri në përfundimin e mandatit, dhe me këtë, flitet se mund të rikthehen edhe ministrat e vjetër.
Atëherë në mënyrë automatike kryetari i Kuvendit, Trajko Velanovski do të shpall zgjedhjet lokale, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të shpallen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.