Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në Vërmicë. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i vdekur kurse dy të lënduar.
Mësohet se viktima është Sabahudin Sijariq i cili ka shërbyer si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë me dije se vdekjen e të ndjerit ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, teksa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.
Reagim pati edhe nga Oda e Infermierëve të Kosovës.