Kuvendi votoi sot ministrat dhe zëvendës ministrat e ri me çka kompletoi kabinetin qeveritar, ndërsa kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, paralajmëroi se do të braktisë koalicionin qeverisës menjëherë pasi të votohet ligji për gjuhët. Venko Filipçe u zgjodh në krye të ministrisë së shëndetësisë, Aksel Ahmedovski ministër pa resor I angazhuar për implementimn e strategjisë për dekadën e romëve, ndërsa Arbër Ademi u emërua zëvendës ministër i arsimit. Në seancën e sotme u konstatua edhe dorrëheqja e zëvendës ministrit të bujqësisë Vllaste Dimkoviq dhe në vend të tij menjëherë u emërua Bllage Cvetkoviq. Kuvendi nuk zgjodhi vetëm zëvendësuesin e Ramiz Merkos në postin e ministrit pa resort ë angazhuar për investime të huaja.
Zoran Zaev, kryeministër
“Për shkak të zgjedhjeve locale, për shkak të së drejtës së zgjedhjes që një ministër të jet kandidat për kryetar në Komunën e Gostivarit, I ndërpritet mandate ministrit të atëhershëm Arben Taravari i cili udhëhiqte Ministrinë e Shëndetësisë, andaj sot duke shfrytëzuar të drejtën time, Kuvendit i propozoj anëtar të ri të Qeverisë pë rministër, që do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë. E propozoj doktor Venko Filipçen”.
Menjëherë pas votimit të ministrave, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se partia e tij do të mbetet pjesë e koalicionit qevertar vetëm derisa të votohet ligji për gjuhët. Pas kësaj ai i bëri thirje kryeministrit Zaev që t’I shkarkojë të gjithë funksionarët e kësaj partie.
Ziadin Sela. Kryetar i ASH-së
“Ne do të jemi pjesë e Qeverisë der në votimin e pikës 25 të rendit të ditës që është Ligji për përdorimin e Gjuhëve. Dhe prej këtij momenti, Aleanca për Shqiptarët do të përkrah të gjithë ligjet të cilët janë në të mirë të qytetarëve, të gjithë ligjet të cilët janë në të mirë të anëtarësimit dhe të debllokimit të proceseve euro-integruese dhe anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”.
Sela tha se megjithatë edhe si pjesë e opozitës do të mbështesë vetëm ligjet që janë në të mirë të qytetarëve, reformave dhe ato për debllokimin proceseve integruese.