Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot miratoi shtatë vendime për themelim të grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamente të tjera, për kryetarë, anëtarë dhe zëvendës të komisioneve kuvendore, për zgjedhje të anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive… për të cilat debati kishte përfunduar që dje.
Deputeti Hari Lokvenec si kryesues i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve bashkarisht i arsyetoi të gjitha shtatë propozimet.
“Komisioni i shqyrtoi propozimet për ndryshime në përbërjen e organeve dhe trupave në përbërje të Kuvendit. Bëhet fjalë për komisionet, delegacionet, këshillat dhe komitetet. Të gjithë me përfaqësues të anëtarëve të grupeve parlamentare në Kuvendin e RM-së. Në Komision u parashtruan propozime të grupit parlamentar të Koalicionit të kryesuar nga LSDM, nga lëvizja BESA, nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët, nga PDSH dhe partia BDI”, tha Lokvenec.
Theksoi se me atë do të mundësohet zbatimi i politikave shtetërore dhe prezantimi i Maqedonisë dhe Shtëpisë ligjdhënëse të RM-së.
Pas përfundimit të pikës së shtatë, u kalua në votim rreth pikës së nëntë, duke pasur parasysh atë që debati rreth të tetës – Ligjit për përdorimin e gjuhëve në lexim të tretë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e shtyu që dje.
“Përpunimi i të gjitha amandamenteve, gjithsejt 35.569, nuk ka përfunduar. Duke e pasur parasysh obligimin nga rregullorja që ato të përkthehen, kushtet formale për hapje të debatit rreth kësaj pike nuk janë përmbushur. Prandaj kalojmë në pikën e ardhshme”, tha dje Xhaferi dhe paralajmëroi se debati rreth kësaj pike do të vazhdojë pasi që do të përmbushen kushtet për të.
Pa debat Kuvendi në lexim të parë i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të informatorëve, qëllimet themelore të të cilëve janë harmonizimi i Ligjit për mbrojtje të informatorëve me rekomandimet lidhur me të njejtin, dhënë me mendim të Komisionit të venecies, tejkalim të josaktësisë dhe sigurim të harmonizimit të brendshëm të dispozitave ligjore që i rergullojnë kanalet për paraqitje të mbrojtur dhe mbrojtje të informatorëve.
Me ligjin duhet edhe të avancohet legjislativa me të cilën rregullohen kanalet për paraqitje të mbrojtur dhe mbrojtje të personave (informatorëve) të cilët për shkak të mbrojtjes së interesit publik paraqesin veprim joligjor dhe të palejueshëm në sektorin publik dhe privat, në mënyrë të caktuar me ligj.
Të miratuara në lexim të parë ishin ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për avokatin e popullit, me të cilat duhet të përforcohet mbrojtja e të drejtave të njeriut në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe standardet e tjera ndërkombëtare, dhe të sigurohet mbështetje dhe mbrojtje të viktimës/viktimave dhe interesave të saj/tyre të prezantohen në të gjitha procedurat, përmes hetimit efikas dhe transparent gjatë veprave penale dhe veprimeve të tjera të paligjshme të kryera nga ana e të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë zbatimit të autorizimeve policore dhe nga pjesëtarë të policisë së burgjeve.
Kuvendi në lexim të dytë i miratoi Propozim ligjin për plotësim të ligjit për kryerje të sanksioneve, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbimin e prokurorisë publike, Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me gjërfat në pronësi shtetërore dhe me gjërat në pronësi komunlae, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurimin e detyrueshëm kapital financiar pensional, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për inspeksionin e punës, si dhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë.
Deputetët i miratuan edhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikime elektronike, Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për informata të klasifikuara, propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë, dhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë, të gjithë në lexim të dytë, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm.

