Kuvendi votoi individualisht për çdonjërin nga 6 deputetët Krste Mukovskit, Ljubco Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevskit, Lubco Dimovskit dhe Zhaklina Peshevska, shkruan Almakos.
Me 67 vota “ pro” asnjë “kundër” dhe asnjë “ të përmbajtur” Kuvendi i hapi rrugën paraburgimit të 6 deputetëve të lartë përmendur, të akuzuar për përfshirje në ngjarjet e të enjtes së përgjakshme të 27 prillit.
Vendimi u soll në prani të përfaqësuesve të SHBA-ve dhe BE-së në sallën e Kuvendit, të cilët edhe patën theksuar se janë duke ndjekur me vëmendje këto zhvillime të rëndësishme në Maqedoni, si miq dhe mbështetës së vendit.
Megjithatë në sallë munguan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti përmes një komunikate informuan se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, ndërsa një ditë më parë e quajtën Komisionin për Çështje imunitare komision partiak të LSDM-së dhe se vendimin nuk e solli bazuar në fakte. Madje nga kjo parti theksuan se sëbashku me Koalicionin për Maqedoni më të mirë nuk dëshirojnë ta njohin këtë vendim.
Deputeti Artan Grubi tha se hapi i sotëm duhet të shihet si hap i rëndësishëm në përforcimin e demokracisë, prokurorisë dhe gjyqësorit.
“Seanca e sotme le të na forcojë edhe më shumë për reforma në gjyqësor, për prokurori kredibile dhe gjyqësor të njejtë. Një fjalë popullore thotë “Çdo pësim është mësim”, andaj vendimi sotëm le të jetë mësim për neve dhe hap drejt një shoqërie më demokratike”- tha deputeti Artan Grubi.
Koordinatori i LSDM-së në Kuvend, Tomisllav Tuntev, gjatë debatit kuvendor për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, tha se kanë dy opsione, edhe atë, ose Maqedonia të kthehet në rrugën e drejtë, ose të ketë drejtësi selektive.
“Në 27 prill jetët dhe shëndeti i deputetëve, shërbimeve kuvendore, gazetarëve dhe punëtorëve medial kanë qenë të rrezikuara. Atë ditë që ka ndodhur ka qenë kundër të gjithë të drejtave ligjore, por edhe njerëzore. Ajo ditë që ka hyrë në ditët e turpshme të historisë së shtetit, patjetër duhet të pastrohet. Kthimi i shtetit ligjor është e patjetërsueshme për shtetin tonë, ndërkaq Kuvendi duhet të jetë shembull për atë. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët”- tha Tuntev.
Përtgatit: Evi Shkopi
Almakos,.com