Mungesa e kuorumit në Kuvend ka lënë pezull propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe atë për zgjedhjen e gjykatësve të Kushtetueses, duke bërë që dita e parë e punës së këtij institucioni për vitin 2018 të mos fillojë mbarë. Edhe pse seanca u thirr për në orën 12 e njëjta filloi pas dy orëve, por edhe atëherë nuk u siguruan numrat e mjaftueshëm për miratimin e ligjit.
Informacioneve jo zyrtare flasin se LSDM-ja ka ndryshuar qëndrimin lidhur me miratimnin e ligjit për gjuihën shqipe.
Almakos kontaktoi burime brenda partisë në pushtet nga ku kanë përgënjeshtruar informacionet e mësipërme. Sipas tyre nuk ka asnjëlloj pengese për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, por shtojnë se mungesa e koorumit ka ardhur për arsye të festave, ndërrimi i agjendës së Kuvendit në momentin e fundit dhe angazhimet familijare të disa deputetëve të LSDM.
Të pranishëm në sallën kryesore gjatë seancës plenare ishin 52 deputet, ku ulëset e deputetëve të opozitës ishin të zbrazëta.
Mes deputetëve në sallë u vërejtën edhe dy nga Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi, të cilët thanë se do ta mbështesin ligjin, por kërkojnë përgjegjësi nga shumica për zvarritjen e mos miratimit të ligjit për shqipen.
Kryetari i Kuvendit seancën për këto dy pika e caktoi më datë 11 janar ( e enjte), në orën 12.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com