Kuvendi ka rrëzuar propozim-Ligjin e lojërave të fatit i propozuar nga Fronti Evropian përmes të cilit parashikohej mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit online, distancimi i tyre dhe funksioni vetëm në hotele me 5 yje. Arsyetimi i shumicës parlamentare ishte se me këtë ligj, Fronti Evropian nuk pretendon të zgjidh çështjen e lojërave të fatit por vetëm provokon sa për pikë ditore politike. Aktualisht organet e rendit janë duke hetuar indikacione mbi mënyrën jo të ligjshme se si janë ndarë licenca për kazino dhe lojëra të fatit online nga Lotaria Shtetërore. Ligji aktual në fuqi u soll në shkurt të këtij viti nga shumica e atëhershme, ndërsa më pas u tentua edhe një plotësim i ligjit, por që dështoi për shkak të mos mbështetjes nga LSDM-ja, ndërkohë në lexim të tretë, kur paraprakisht nuk ishte dekretuar nga ish presidenti Stevo Pendarovski. /Alsat.mk
Data 14.05.2025
Aktuale
- Miratohet Ligji për energjetikë në Kuvendin e Maqedonisë
- Humbja në zgjedhjet e 11 majit/ Sali Berisha mbledh drejtuesit politik! Çfarë pritet të ndodhë
- Rasti “Koçani”,Prokuroria propozon që ish ministri Bekteshi të vendoset në arrest shtëpiak
- Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri britanik Keir Starmer vjen në Tiranë! Zbardhet axhenda
- Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit
- “I mbyllur në garazh me…”- Ben Blushi: Në Astir, në mes të një rruge të pashtruar dhe me gropa të shëndoshura nga uji! Po të jetojë në këtë zonë nuk do votoja për asnjeri
- Trump: Shkoj në Turqi të enjten nëse vjen edhe Putini
- PS “rrëmben” 3 mandate në Dibër, PD 2! Ish-kryebashkiaku hyn në Parlament si më i votuari! Demokrati Xhemal Gjunkshi mbetet jashtë