Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” sot, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, do t’ua dorëzojë çmimin shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025 studiuesit, publicistit dhe poetit prof. dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtarit Resul Shabani.
Ky vlerësim, siç thuhet në njoftimin e shërbimit për media të Kuvendit, u jepet personaliteteve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë dhënë kontribut në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe besimeve të ndryshme në vend.


