Kuvendi, në seancën e tij të 72-të, konstatoi sot dorëheqjen e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Jadranka Daboviq-Anastasovska, e cila do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor të këtij viti. Gjyqtarja nuk u paraqit para deputetëve për të shpjeguar vendimin e saj, ndërsa nga Gjykata Kushtetuese u njoftua se dorëheqja është paraqitur për arsye shëndetësore dhe personale.
Në fillim të seancës, deputeti dhe zëvendëskoordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanoski, u bëri thirrje kolegëve të opozitës të arrijnë një marrëveshje për formimin e një komisioni hetimor. Ai kërkoi që ky komision të hetojë aksidentin në Koçan, si edhe rastet e Spitalit Modular, kompanisë “Durmo Turs” dhe aksidentin në Llaskarcë.
“Dua t’i ftoj të gjitha grupet parlamentare të mbështesin iniciativën, të nënshkruar nga mbi 75 deputetë, për krijimin e një komisioni hetimor për të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur në Republikën e Maqedonisë. Kuvendi ka detyrim ndaj qytetarëve të japë përgjigje për këto ngjarje, sepse një pjesë e madhe e popullsisë ende nuk beson se është bërë drejtësi e plotë,” deklaroi Stojanoski.


