24 Dhjetor 2018 / 14:15
Propozim Ligji për ndalim të korrupsionit dhe konflikt interesi, është miratuar sot në seancën plenare në lexim të parë. Vendimin e ri ligjor e kanë përkrahur 58 deputetë, ndërsa kundër kanë votuar 16.
Me këtë ligj do të rregullohen të dy fushat korrupsioni dhe konflikti i interesi. Ndryshime do të pësojë në vetë procedurën gjatë zgjedhjes për kryetarë dhe anëtarë, në statusin dhe rrogat e tyre, si dhe pas përfundimit të funksionit dhe shkarkimit të anëtarëve.
Loading…