Deputetët në vazhdimin e seancës së 60-të, me 84 vota “pro”, e kanë miratuar Ligjin për lëshimin e vauçerëve me vlerë, me të cilin çdo student do të marrë 250 euro për pajisje elektronike.
Në kuadër të seancës së 60-të, deputetët i miratuan ligjet si në vijim – Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e ngjashme dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat zhvillimore teknologjike industriale.
Deputetët, në kuadër të vazhdimit të seancës së 62-të, miratuan edhe Ligjin për aktivitetin inovativ, zhvillimin shkencor dhe teknologjik dhe sipërmarrjen.
Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, informoi se seanca pas pikës së mbetur për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në misionin UNIFIL do të caktohet në mënyrë plotësuese.