Alsat 2019-06-11T13:38:33+02:00
Gjrgji Kamçev nga VMRO-DPMNE dhe Aleksandar Filipovski nga LSDM-ja do të jenë deputetët e rinj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas konstatimit të dorëheqjes së Nikolla Gruevskit dhe Pavle Bogoevskit në seancën e sotme.
Raporti mbi dorëheqjet e deputetëve do të dorëzohet në KSHZ, ku pritet që menjëherë të propozohen deputetët e rinj Kamçev dhe Filipovski. KSHZ pritet këtë pasdite të përcjellë informatat për dy deputetët.
Gjorgi Kamçev vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së nga lista e deputetëve nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, nga njësia zgjedhore me numër katër, ndërsa Aleksandar Filipovski ishte në listën e LSDM-së në njësinë zgjedhore me numër një.
Loading…



