Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të mbledhjes konstitutive me 62 vota “për”, pa të përmbajtura dhe kundër, i zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Në këtë komision, VMRO-DPMNE-ja ka gjashtë anëtarë, LSDM-ja pesë anëtarë, kurse BDI-ja dhe BESA nga një anëtar. Kryetar i komisionit do të jetë Ilija Dimovski por votimi u bë pa deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët nuk ishin mbledhur akoma në sallë, përkatësisht me 62 vota “për”.
Kryetar i Komisionit u zgjodh Ilija Dimovski, zëvendës i tij Zoran Ilioski, ndërkaq për anëtarë Antonijo Milloshoski, Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevananxhija, Bllagica Llasovska, Goran Miskovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri, Ivana Tufegxhiq, Xhevat Ademi dhe Zeqirija Ibrahimi.
Në votim rreth kësaj pike nuk morën pjesë deputetët nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.
Deputetët mbyllën edhe seance e tretë me pikën e vetme të rendit të ditës, formimin e trupave të përhershëm të Kuvendit, me iniciativë e përfaqësuesve të tre partive parlamentare, Goran Misovskit, Ejup Alimit dhe Ilija Dimovskit./Almakos