Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të vazhdimit të
seancës së 5-të e shqyrtoi Raportin për punën e Agjencisë për administratë. Kjo ka qenë edhe pika e fundit në rendin e ditës të kësaj seance, ndërsa për në orën 15 paralajmëruan vazhdim të seancës së
12-të.
Në pjesën e paradites së vazhdimit të seancës së 5-të në debatin rreth Raportit morën pjesë deputetë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilët e kanë vlerësuar Raportin si pozitiv, gjithëpërfshirës, i cili e ka pasqyruar punën e Agjencisë në vitin 2016.
Ata theksuan se pasi që është formuar Agjencia është rritur cilësia në administratë dhe e porositën udhëheqësinë e re që Agjencia të vazhdojë të punojë në mënyrë profesionale dhe në rend të parë t’i lë aftësinë dhe cilësinë e kuadrove.
Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi për në orën 15 paralajmëroi vazhdim të seancës së 12-të.
Data 26.02.2025
Aktuale
- “Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja”, Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA
- Tërheqja e trupave amerikane: Manipulimi që krijon frikë në Ballkan
- Hidhen dyshime që Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA – produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë
- Janevska: Për shtatë vite ka 17.000 nxënës më pak, ndërsa numri i studentëve është zvogëluar për 7.000
- Nisma për ndryshimin e stemës shtetërore? Ja çfarë thotë kryeministri Mickoski
- Mickoski: Akuzat e opozitës ndaj Mexhitit, të pabaza
- Mickoski: Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin, e këshilloj të kthehet dhe të përballet me drejtësinë
- Ramadani i ASH-së: VLEN nuk ndalet nga spekulimet – Ndryshimi në Saraj do të vijë me vullnetin e popullit!