Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 47-të, ku më pas deputetët do të vazhdojnë seanca me seancën e 34-të.
Në rend dite të seancës së 47-të janë gjithsej 12 pika. Para deputetëve në seancën e sotme plenare është Propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime në Kodin penal në procedurë të shkurtuar, propozuar nga deputetët e partisë E Majta e cila parashikon dyfishimin e afateve të vjetërsimit të veprave penale dhe futjen e mosvjetërsimit të afateve për veprat penale kundër detyrës zyrtare. Gjithashtu, partia E Majta ka paraqitur Propozim- ligj për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite janë edhe Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin rrugor, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për orarin e punës së punëtorëve mobil në trafikun rrugor dhe pajisjet për regjistrimin në trafikun rrugor, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e pronës së konfiskuar, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të tjera.
Në vazhdimin e seancës së 34-të duhet të votohet për më shumë pika që janë shqyrtuar më parë nga deputetët. Në rendin e ditës për debat janë edhe Propozim- vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, si dhe Propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Avokatin e popullit në procedurë të shkurtuar.