Destan Jonuzi
Kuvendi dhe organet e Aleanca për Shqiptarët nuk duhet ta pranojnë dorëheqjen e Ziadin Seles. Ndërsa, Taravari në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojë lojën për të shkatërruar këtë subjekt opozitar.
Pa Ziadin Selen, i cili tanimë është një figurë publike e respektuar, ASH-ja do të futej në një hendek të madh politik.
Në anën tjetër, me cilëndo figurë tjetër politike, ASH-së do t’i largoheshin qindra militantë që te Sela shohin besnikëri, këmbëngulësi dhe një lider të djathtë konservator që nuk shkel mbi parimet e tij.
Pra, ASH vetëm me Selen në krye mund të rikuperohet dhe të ec para. Pa të vetëm se do plotësohen egot dhe dëshirat e do partiçkave të vogla.
Për Tetovën llogari duhet të japin deputetët e zonës, tre deputet minimumi ka 1000 vota është dashtë të sigurojnë që ASH mos dele e turpëruar, ashtu siç e kishin vizatuar skicën disa nëpër kafenetë e Shkupit, nga “District” e…
Unë njoh në politik njerëz të rëndomtë që pa asnjë telash sigurojnë 1000 vota edhe duke mos qenë deputet.
ASH ashtu si BDI janë dy parti që kanë shtrirje të gjerë politike kudo në hapësirat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, janë parti që kanë programe dhe platforma. Që të dyja janë thesar i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, andaj kur do qe te mbahen zgjedhjet përsëri këto dy parti do e dominojnë skenën te shqiptarët.
Të tjerët janë euforik, shfrytëzues të momentit… “Kapim çka të kapim”!.