Me akuza dhe kundër akuza midis mazhorancës dhe opozitës ka vazhduar debati për rikonstruimin e qeverisë në kuvend. Përfshirjen e ASh-së në koalicionin qeverisës nga VMRO-DPMNE e kanë cilsuar si koalicion “zori”.
Marketing
“Edhe ky koalicion që po përpiqen ta bëjnë sot do të jetë një lloj koalicioni nga zori, sepse ne e dimë saktësisht se cilat janë marrëdhëniet. Të fshehur pas frontit evropian, të gjithë do të punojnë së bashku për të ardhmen e Maqedonisë, ndërsa Maqedonia kurrë nuk ka qenë më e prapambetur dhe kurrë më e dështuar ekonomikisht” – tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
Por nga ASh dhe LSDM rikujtuan VMRO-DPMNE-në për politikat e tyre gjatë dhjetë viteve sa kanë qeverisur me vendin për të cilat sipas tyre nuk janë distancuar dot.
“Qeverisja kriminale dhe korruptive e juaj pr 10 vite me Gruevskin i kalon prmasat biblike dhe me keqja është se ju nuk gjeni forcën për të bërë një distancim minimale nga kjo, dhe pyetja ime është kjo se cili është koncepti juaj për luftën antikrim dhe antikorrupcion nga se qëllimi juaj është të vini në pushtet dhe ti burgosni këta qytetarë të sotshëm dhe ti lironi kriminelët e qeverisjes tuaj, ASh nuk e pranon këtë koncept” – deklaroi Syrija Rashidi nga ASH.
“Fjalimet tuaja i ngjajnë fjalimeve të një fëmije që qan, të cilit Lidhja socialdemokrate ia ka marrë disa herë ëmbëlsirat. Ju nuk bëni asnjë politikë fare, politika juaj është të vini në pushtet dhe të vidhni nga ku e latë kur ishit në vitin 2017” – u shpreh Zhaklina Llazarevska nga LSDM.
Seanca për rikonstruimin e qeverisë ka nisur të hënën pasdite dhe dhe sipas rendit të ditës deputetët duhet të debatojnë për shkarkimin e tre ministrave të Alternativës, më pas për shkarkimin e tre zëvendësministrave pas së cilës duhet të deklarohen për zgjedhen e antarëve të ri të qeverisë.