Sot mbahet séanca e gjashtë e Kuvendit të Maqedonisë dhe në rend dite është shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski. Kjo pikë është e 30-ta në rend dite, por, sipas, paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, pritet që ajo të jetë midis të parave në seancë dhe sot të debatohet për të.
Kërkesën për shkarkimin, Qeveria e ka dorëzuar edhe deri te Këshilli i prokurorëve publikë i cili në seancë e pranoi propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit.
Në rend dite të kësaj seance janë edhe raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë 2016, Propozimi për emërim të drejtorit të Agjencisë për administratë, Propozim vendimi për dhënie të pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit dhe raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2016.

