Shumica parlamentare e refuzoi me 60 vota kundër propozimin e VMRO-së për kandidaturën për kryeprokuror publik. Deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev tha se propozimi i VMRO-së është dyfytyrësh pasi ata kanë pasur kohë 11 vjet që të propozojnë këso ligjesh. “Kanë mundur ta bëjnë qëmoti e jo tash kur po ju shkon përshtati”, ka ai.
Në anën tjetër, deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski deklaroi më herët se nëse nuk pranohet propozimi për të bërë këto ndryshime me procedurë të shkurtuar, ata do të propozojnë ndryshimet edhe në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, në Kuvend po vazhdon seanca ku debatohet për shkarkimin e Marko Zvërlevskit dhe emrërimin e një prokurori të ri. /SHENJA/

