01 June
Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të debatohet rreth ndryshimeve të Kodit zgjedhor, me qëllim që ti hapet rruga mbajtjes së zgjedhjeve lokale në javën e parë të muajit tetor. Të zgjedhurit e popullit gjithashtu do të debatojnë edhe për ndryshimet në ligjet nga fusha e arsimit, e që kanë të bëjnë me anulimin e testimit ekstern. Ky propozim vjen me iniciativë të shumicës parlamentare, ndërkohë që kundërshtohet ashpër nga VMRO-ja opozitare.