Fillon mbledhja e Komisionit për çështje Evropiane. Prezent janë shumica e anëtarëve ndërsa të ftuar janë ambasadorët dhe ministri i jashtëm Dimitrov. Opozita bojkoton mbledhjen.
Marrëveshja për emrin me Greqinë është duke diskutur në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, duke arsyetuar propozimin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, nënvizoi se opozitat e qeverive në Maqedoni dhe Greqi dëshmojnë se nuk është dështim, por kompromis.
“Pse është me flamurin e BE-së? Sepse ky është ligj evropian, ku kemi rekomandime nga BE dhe u bëmë ekspert për pritje në korridoret pritëse të BE-së. Për mua kjo marrëveshje nuk është e përfunduar dhe ideale për shkak se është kompromis. Por, pasi që të dyja opozitat, edhe në Maqedoni edhe në Greqi e quajnë kapitullim dhe turp, dëshmon se është kompromis”, thotë ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Në Komisionin për Çështje Evropiane, nuk merr pjesë VMRO DPMNE-ja.
Pamje: Alsat

