Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot ka filluar riparimi i dëmeve të shkaktuara nga protestuesit e dhunshëm, të cilët të enjten u futën në hapësirat e Kuvendit duke dhunuar fizikisht deputetët e shumicës parlamentare por njëkohësisht duke demoluar edhe zyrat e këtij institucioni.
Në hapësirat e Kuvendit gjithashtu janë vërejtur edhe deputetët e VMRO-së, por dhe kryetari i ri Talat Xhaferi.

