Gjykata Kushtetuese për të mërkurën e javës së ardhshme ka caktuar seancë të re, në të cilën, ashtu siç mund të shihet nga propozimi për rendin e ditës, nuk do të shqyrtohet lënda për nenin 175 nga ligji për komunikime elektronike, për të cilin Qeveria ka dërguar mendim deri te gjykata që propozim-neni të mos shfuqizohet.
Nga Gjykata Kushtetuese konfirmojnë se e kanë marrë mendimin nga Qeveria, e cila bashkë me materialet tjera është pjesë e lëndës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit kontrovers nga ligji për komunikime elektronike. Ndryshe, neni 175 i mundëson Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) që drejtpërdrejt të përgjojë nëpërmjet operatorëve të komunikimeve. Gjykata Kushtetuese, ashtu siç sqarohet nga atje, nuk do të vendos për mendimin për Qeverinë, por ajo është pjesë e dokumenteve dhe materialeve që gjykatësit do t’i marrin parasysh se kur do të vendosin që ta shfuqizojnë, prolongojnë ose ta ndalojnë procedurën për nenin 175. Sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese, në rend dite të mërkurën është shqyrtimi i gjashtë iniciativave,, një kërkesës për mbrojtje të lirive dhe të drejtave dhe një propozim për vendim për një lëndë, por asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me nenin kontrovers për komunikime elektronike.