Kasa shtetërore do të zbrazet pwr 50 milionë euro. Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për taksën e solidaritetit, dhe tani, Qeveria, në mënyrë të paplanifikuar, do të duhet të ndajë para nga buxheti dhe t’ua kthejë ato 150 kompanive që e paguanë këtë taksë. Efekti retroaktiv i ligjit, aplikimi i gabuar i direktivës evropiane dhe selektiviteti i ligjit ishin argumentet kryesore që çuan gjykatësit kushtetues në këtë vendim, thotë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski. Tani, çdo kompani që ka paguar taksën e solidaritetit, mund të kërkojë paratë e saj mbrapsht, përfshirë interesin, dhe shteti ka afat 5 vjet që t’ua kthejë. Pritet që të dyja palët të ulen dhe të arrijnë një marrëveshje, pasi në të kundërt do të duhet të nisë një proces gjyqësor.
Pwr të mbushur deficitin e buxhetit, Qeveria e mëparshme e futi këtë taksë si një pagesë të vetme për vitin 2023. E paguan të gjithë firmat që në vitin 2022 kishin të ardhura mbi 10 milionë euro. Sipas ligjit, këto kompani paguan 30% të diferencës në fitimin e vitit kur ndodhi kriza energjetike, në krahasim me fitimin e tri viteve të mëparshme.
Data 01.07.2026
Aktuale
- Zbulohet kamera pranë burgut të Drenovës, dyshohet se u vendos për të monitoruar Brian Syzon para atentatit ku mbeti i plagosur
- Diell dhe vapë gjatë ditës, pasdite reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima
- Shqiptarët në revoltë/ “SPAK arresto Ballukun”, mesazhet ‘pikante’ nëpërmjet pankartave në protestën e 31-të: Qeveria e krimit! Rama jep dorëheqjen, e gjithë Shqipëria kundër teje!
- Trump shqyrton rikthimin e sulmeve ndaj Iranit, por zgjedh për momentin diplomacinë
- VLEN: Komunat shqiptare nuk presin më, ato ndërtohen
- Shkon në gati 2000 numri i të vdekurve në Venezuelë
- Ukraina blen 16 avionë luftarakë Gripen E nga Suedia, marrëveshje me vlerë 2.53 miliardë dollarë
- Mbappe vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit


