Për shkak të motit të keq, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev nuk udhëtoi në Durrës sot në mëngjes, ku duhej të merrte pjesë në takimin
jozyrtar të kryeministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi pres-shërbimi qeveritar. Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Durrës në një takim joformal do të presë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti.
Në këtë takim, sipas një njoftim të Zyrës për komunikim të kryeministrisë në Shqipëri, do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë Zoran, Zaev, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe Komisari Johanes Han dhe presidenti i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Suma Çakrabarti. Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov e anuloi vizitën në Durrës për shkak të aksidentit rrugor që ndodhi në Svoge në të cilën humbën jetën 16 persona, ndërsa njëzet u lënduan. Veprimtaria njëditore, sipas këtij njoftimi, do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia dixhitale.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A
- Bali në luftë me mbeturinat: Robotët pastrues shpëtojnë plazhet e tij
- Policia malazeze thotë se e ka zbuluar plantacionin më të madh të drogës
- Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën
- Dhuna është përshkallëzuar në rrugët e Beogradit, Vuçiq tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve – Si po reagon Brukseli
- Ibraimi i reagoi Kryeministrit Mickoski përmes një postimi në profilin e tij në Facebook
- VLEN: Me Mendi Qyrën, Struga më 19 tetor i jep fund korrupsionit dhe hap një faqe të re
- GAZA (PALESTINË)