Ish-zv/kryeministri dhe njeriu më me ndikim i kësaj partie, Musa Xhaferi synon që në garën për komunën e Kërçovës ta nxjerrë një kandidat të afërt të tij. Ndër emrat e përmendur është edhe Avzi Sulejmani, një aktivist dhe afarist i suksesshëm, që u përmend këtyre ditëve nga disa portale. Por asgjë nuk është bërë zyrtare nga kjo parti dhe se për këtë kanë heshtur edhe kreu i kësaj partie Ali Ahmeti.
Ndërkohë, Fatmir Dehari, kryetari aktual i komunës ka bërë të qartë se del edhe për një mandat në mejdanin politik zgjedhor për komunën e Kërçovës. Ai prej tani ka lansuar qëndrimet e prera brenda strukturave të BDI-së se do të jetë sërish kandidat për Kërçovën.
Ahmeti ka si variant që ti ofrojë Deharit një post ministror, që të heq dorë nga rikandidimi. Deri tani nuk ka qëndrime zyrtare edhe nga dega e Kërçovës. Komuna e Kërçovës për herë të parë është qeverisur nga shqiptarët gjatë këtij mandati, por fal votës së diasporës, e cila masivisht erdhi në vendlindje për të përkrahur kandidatin shqiptar përballë atij maqedonas.
Përveç Musa Xhaferit, kundërshtarë të Fatmir Deharit në Kërçovë janë edhe Fazli Veliu dhe nipi i tij, Fatmir Limani. Ata nuk kanë raporte të afërta me Musa Xhaferin, por mund të bëhen bashkë për të rrëzuar Deharin.
Megjithatë Dehari i ka gjasat më të mëdha, për shkak se gëzon autoritet të madh te anëtarësiabaza partiake në Kërçovë, por edhe për shkak të raporteve të afërta me zv/kryeministrin aktual, Hazbi Lika, i cili është kthyer fuqimisht si një nga figurat kyçe partiake. Dehari njëkohësisht gëzon përkrahjen e kryetarit ët degës së BDI-së, Sheval Çeku, prandaj edhe gjasat e tij mbeten shumë më të mëdha, karshi Musa Xhaferit dhe kandidatit të tij, Avzi Xaki Sulejmani./Lajm/