Shkup, 5 qershor
Duke patur parasysh programin e qeverisë së re dhe deklaratat të Vlatko Gjorçev deputet i VMRO-së dhe Tomislav Tuntev, deputeti i partisë opozitare, vihet në dilemë se sa mund të realizojë premtimet qeveria e re. Por, nga opozita kundërshtojnë se të gjitha premtimet e VMRO-së, nuk janë realizuar, njofton Almakos.
“Nuk shoh ekip njerëzish në qeveri që do të mund të realizojnë këto premtime, që do të hapin ndonjë fabrikë të re, që do të nënshkruajnë marrëveshje preliminare, vendime, plane që do të mundësonte vendosjen e ndonjë gurrë themeli, ndërtim të sallave apo punësime të reja”, ka deklaruar Vlatko Gjorçev deputet i VMRO-së.
Në anën tjetër deputeti i partisë opozitare Tomislav Tuntev deklaroi se projektimet e qeverisë së re bazohen në tregues të shëndosh ekonomik dhe shpenzime ekonomike.
“Keni harruar se projektimet ekonomike dhe financiare, të qeverisë së re nuk bazohen na harxhime për projekte jo produktive, siç është “Shkupi 2014” apo për objektin e filarmonisë në vlerë totale prej 39 milion euro. Ja nga do të kursejmë dhe do të gjemë para. Të gjitha vendet e Evropës juglindore ndërtojnë rrugë ndërsa, ju sa ishit 10 vjet ne pushtet keni ndërtuar vetëm 8 kilometra rrugë”, deklaroi Tuntev.
Ekonomisti Fatmir Bytyqi për Almakos dekalroi se sa ka realizuar qeveria e mëparshme dhe sa mund të realizojë qeveria e re, në sferën e ekonomisë, mendon se qeveria e mëparshme ka qëndruar në pushtet një dekadë të tërë dhe brenda kësaj periudhe ka hequr pengesat në fushën e biznesit, por ka lënë edhe mangësi.
“Së pari, duhet të shohim këtë nga dy prizma, qeveria e kaluar ka qenë në pushtet plot 11 vite (me partner koalicioni të ndryshëm) dhe gjithsesi nëse duam të shohim se çfarë kanë bërë duhet një retrospektivë e gjatë, por megjithatë përveç anëve pozitive siç është heqja e barrierave administrative për të bërë biznes (Maqedonia vitin e kaluar u gjet në vendin e 10 të ‘Doing Business’, dhe 56 nga 137 në vlerësimin e konkurueshmërisë së tregut), mendoj se ka pas mjaft masa të ndryshme, të cilat jo gjithmonë kanë rezultuar pozitive. Një rast i tillë është thithja e Investimeve të huaja dhe trajtimi i investitorëve të huaj, përkundrejt bizneseve vendore – akoma askush nuk e din se sa janë paratë e harxhuara publike përkundrejt investimeve që janë sjellë në vend. Kurse, bizneset vendore në shumicën e rasteve kanë qenë lënë anash këtyre masave. Në përgjithësi qeveria e kaluar ka realizuar pak nga ajo çfarë do mundej dhe shpeshherë këto kanë qenë selektive”, tha Bytyqi, për Almakos.
Për ekonomistin Bytyqi, nëse qeveria e re ka përparësinë zhvillimin ekonomik, ai mendon se pret nga qeveria e re, gjithsesi shumë më tepër edhe atë në Sundimin e ligjit, si parakusht për një ambient më të favorshëm të të bërit biznes, masa reale dhe jo selektive ndaj bizneseve vendore si krijues të vendeve të punës. Nëse kjo është e mundur, mendon se duhet pritur për një kohë të caktuar por, fillimi është premtues.
Prioritet i Qeverisë së re në ekonomi do të jetë zhvillimi i ndërmarrjeve vendore para se gjithash ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Do të krijohet një klimë e shëndoshë biznesi dhe e parashikueshme, pa represione dhe presione politike. Kujdes i veçantë do t’i kushtohet bashkëpunimit të kompanive vendore me kompanitë e huaja në zonat e lira ekonomike. Qëllimi ynë do të jetë realizmin e rritjes ekonomike më të lartë se 5 për qind deri në fund të mandatit katër vjeçar. Për këtë qëllim, Qeveria do ta rrisë përkrahjen shtetërore për të nxitur kompanitë vendore me 20 milion euro në vitin e parë dhe do të tentohet që deri në fund të mandatit vlera totale të jetë 50 milion euro. Këto mjete do të sigurohen prej linjave të jashtme kreditore”, thuhet në programin qeveritar.
Për ekonosmistin Bytyqi premtiemet e dhëna në programin e ri qeveritar, mendon se janë të arritshme edhe pse në dukje të parë duken sikur janë shumë të ekzagjeruar. “Mendoj se kjo na vjen edhe si ilustrim me fjalën e vjetër popullore “kur të derdhet qumështi i fryn edhe kosit”, dhe gjithsesi e shohim paksa më rezerve çdo premtim të dhënë. Mendoj se nëse bëhen hapat konkrete të planifikimit afatgjatë dhe efekteve që ato do kenë pas një kohe, çdo masë e ndërmarrë nga ana e qeverisë do jetë e mirëseardhur. Nëse do shohim një politik të njëjtë si me këta më parë, atëherë mendoj se efektet nuk do të jenë ato që presim”, tha Bytyqi, për Almakos
Kurse, sa i përket deklaratave të VMRO-së për kapacitetin e kësaj qeverie, Bytyqi mendon se janë thjesht politik e opozitës që të mundohen të bëjnë klimën jo shumë të favorshme dhe se do duhet të presim 100 ditshin e parë që të japin ekonomistët çfarëdo qoftë vlerësim të mundshëm.
/Almakos.com
D.Kërluku