Duke u përgjigjur në pyetjen e të akuzuarit Jane Çento, ish kryetari I Kuvendit, Trajko Veljanovski, si dëshmitar i mbrojtjes në seancën e sotme për 27 prillin tha se gjët seancës ka vërejtur që deputeti i vetëm i cili ka munguar në seancë ka qenë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Gazeta Lajm.
Çento e pyeti Veljanovskin: A është e saktë se dikush e ka njoftuar Ali Ahmetin të lagrohet nga Kuvendi para se të futet turma brenda, duke e ditur që do të hyjë populli?
Veljanovski u përgjigj:
Vërejta që Ali Ahmeti nuk ishte aty, nga 120 deputetë, prezentë ishin 119 pa Ahmetin. E nëse dikush e ka njoftuar unë nuk e di.