“Njeri i qetë, i gjërë në shpirt, shikim të mprehtë dhe shumë i guximshëm. Ai nuk flet shumë por veprat e tij flasin. Çdo herë ia ka arritur qëllimit, sepse gjate gjithë jetës se tij, qëllimet kombëtare kane qenë prioritet i gjithçka që e ka rrethuar. Nevzat Bejta, figurë e madhe kombëtare, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë”. Kështu shkruan portali “gazetamax.com” për kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta
Vjen nga viset e të madhit Josif Bagerit, e të nobelistit Ferit Murati. I edukuar në frymën patriotike , Nevzati vazhdon drejt synimeve te të pareve të tij, deri te realizimi i plote i të drejtave materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë. “Kthim mbrapa s’ka” sikur i është bërë moto e jetës dhe idealit të tij, e kaluara thotë ai, le të mbesë pjesë e historisë dhe e jetës tonë, sepse ardhmëria është në favor tonin dhe ne jemi ato që duhet t’i përshpejtojmë proceset dhe për të arritur deri te fitorja jonë absolute.
Dashuria e madhe për kombin shqiptar bën që Ai të studioj në Universitetin e Prishtinës pikërisht historinë, duke dashur që profesionalisht të futet shumë thellë në këtë drejtimi, për t’i kuptuar me mirë të padrejtat qëe iu janë bërë shqiptarëve ndër shekuj. Nevzat Bejta nga natyra është modest dhe nuk ka dëshirë të flasë për burgosjen e tij gjatë trazirave të Gostivarit në 1997, e as pjesëmarrjen e tij e luftën e UÇK-së. Ai thotë se e gjithë kjo me bën mua dhe bashkëluftëtarët e mi të shkojmë drejt synimeve tona. Është nga figurat e rralla që emri i tij asnjëherë nuk ka pasur gjasa që të shtrembërohet gjatë gjithë jetës së tij publike, sepse puna, vullneti, mundi, dëshira dhe sinqeriteti i tij, e bëjnë këtë personazh që të hapërojë çdo herë drejt fitores. Nevzati tërë jetën e tij ia kushtoi kauzës kombëtare, nuk kurseu asgjë që shqiptarët e Maqedonisë të shkojnë drejt finalizimit të kërkesave të tyre të merituar në këtë shtet.
Jo rastësisht, Nevzat Bejta është i shpërblyer me mjaft mirënjohje në arenën ndërkombëtare për mençuri dituri dhe si prijës i komunës se Gostivarit, qytet të cilin sot lirisht mund ta krahasojmë me qytete tjera moderne si në infrastrukturë ashtu edhe në arritje ekonomike. Mandati i tretë si kryetar i komunës së Gostivarit, për Nevzat Bejtën do të jetë realizmi i plotë i të gjitha projekteve që tani më fuqishëm po realizohen në këtë komunë. Ruajtja e ambientit të pastër Gostivarit, infrastruktura, punësimet e reja që do të bëhen përmes investitorëve që gjithnjë e më shumë shtohen nga politik bërja tërheqëse e udhëheqësisë së komunës, ngritja e vetëdijes së qytetarëve të këtij qyteti, do të jenë prioritet I këtij mandati.
Duke besuar në fitoren absolute të këtij personazhi të rrallë me të cilin jo vetëm Gostivarasit por edhe të gjithë shqiptarët në rajon krenohen, na mbetet që Nevzat Bejtës Ti dëshirojmë suksese, shëndet dhe arritje drejt synimeve për çka nuk dyshohet. /E shkruar nga: Gersi Amati, për Gazetamax.com/