Një sulm i mirëmenduar në shtëpinë e tij la të vdekur, biznesmenin Halil Falyali, i njohur si “manjati i basteve dhe kazinove” në Qipron Veriore.
Edhe pse u dërgua në spital, Falyal? humbi jetën pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Mjekët deklaruan se zemra e tij ishte ndalur pas sulmit dhe nuk mund të shpëtohej për shkak të plagëve të marra. Shoferi i Falyal ka humbur jetën në vendngjarje.
Bashkëshortja dhe fëmijët e tij, të cilët ishin në një makinë tjetër prapa, nuk u lënduan pas sulmit. Policia e Qipros Veriore kreu një sërë operacionesh pas atentatit. Një person është dërguar në mbajtje.
Ai kishte lidhje dhe me mafiozin turk Sedat Peker, i cili e kishte përshkruar Falyal si një figurë kyçe në trafikun e kokainës midis Kolumbisë dhe Turqisë.
Pasuria e tij llogaritet të jetë sa 60% e të gjithë buxhetit të Qipros së Veriut dhe njihej si një ndër bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit, drogës dhe pastrimit të parave në rajon.
Ai zotëronte të gjithë tregun e paligjshëm të lojërave të fatit në Turqi, ndërsa është akuzuar publikisht nga bosi tjetër i mafias Sedat Peker si personi kyç në trafikun e tonelatave të kokainës nga Amerika Jugore në Turqi.
Ndaj Falyali janë hapur një sërë gjyqesh, për akuza të ndryshme. Megjithatë nuk i ka munguar mbështetja nga politikanë të fuqishëm.
Mustafa Ak?nc?, ish-presidenti i Qipros Veriore, tha pas pretendimeve të Pekerit se Falyal ishte “i mbrojtur” nga politikanët aleatë të tij, Partia e Unitetit Kombëtar (UBP) në pushtet.