Si propozim nga Aleanca për shqiptarët, për ministër të ri të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, erdhi emri i doktorit të shkencave informatike, Azir Aliu. Prej asaj që mund të lexohet në biografinë e tij të dërguar në Parlament, bëhet fjalë për një ekspert ndërkombëtar në sferën e teknologjive informative dhe arsimit, prej më shumë se 20 vite përvojë pune në sektorin privat dhe akademik, transmeton Almakos.
Angazhimi i tij është pasqyruar me një portofolio serioze prej disa projekteve të realizuara në sferat si transformimi digjital, zhvillimi i startup ekosistemeve, intelegjencës artificiale dhe mësimit makinerik.
Në detyrën e ministrit, vjen nga pozita e profesorit universitar nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, ku ligjëron në Fakultetin për Shkenca dhe teknologji kompjuterike.
Ajo që tashmë dihej publikisht për të është se Aliu është i vetmi përfaqësues nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Programin “Edukimi Dixhital për Qytetarinë” në Këshillin e Evropës.
Në karrierën e tij ka kryer disa funksione si mentor dhe këshilltar, dhe një angazhim i dukshëm është kur kapaciteti i tij është shfrytëzuar nga Qeveria në periudhën kur ajo udhëhiqej nga Nikolla Gruevski.
Aliu njihet në rajon si ekspert në politikëbërjen në fushën e teknologjisë (S&T), dhe nga CV-ja e tij mund të theksohet se ai ishte i përfshirë edhe në disa procese për akreditimin e programeve të studimit dhe fakulteteve, si p.sh. e Tbilisi në Gjeorgji ose Universitetet në Jerevan, Armeni.
Nga sa shihet nga profilet e tij publike në rrjetet sociale, bie në sy se Aliu është një dashamirës i madh i kafshëve dhe sporteve, dhe shpesh mund të vërehet në turet e ecjes me familjen dhe miqtë e tij.
Për shumë vite, ai është përfshirë në komunitetin dixhital dhe startup në Republikën e Maqedonisë së Veriut si një nga liderët që ka kontribuar në zhvillimin e tij për shumë vite, me projekte si Parku Teknologjik dhe qendra kombëtare SKilsNext në Tetovë apo qendrën rinore iCAN në Gostivar, dhe shpesh mund ta vëreni si folës në konferenca dhe ngjarje të ndryshme./Almakos/