Ministria e Shëndetësisë raportoi dje për 9 viktima nga COVID. Por ajo që u ra të gjithëve në sy ishte humbja jetës edhe e një 29-vjeçari. Bëhet me dije se viktima është Olsi Skura dhe se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Një mik i familjes, bën me dije se Olsi Skura ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës. “Olsi Skura u nda sot nga jeta dhe nuk ja doli dot nga Covid-19 në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Skura!
Zoti ju lehtësoftë këtë dhimbje kaq të madhe. Vendlindja ime sot është në zi se ka humbur një djalë të mrekullueshëm”.



