Është rrahur sot para banesës së tij në lagjen Aerodrom të Shkupit, Branko Sinadinovski. Deri tani nuk dihen arsyet dhe autorët, përveç se ngjarja ka ndodhur në pikën e ditës, njofton Medial.mk.
Gazeta Lajm arriti të kontaktojë me dëndrin e tij, i cili tha se professor Sinadinovski është sulmuar nga dy persona të panjohur dhe se ka marrë lëndime të rënda.
“Nuk është në rrezik jete por ka marrë lëndime të rënda. Dy persona të panjohur e kanë sulmuar para banesës ku jeton duke e goditur në kokë, në fytyrë dhe në stomak. Me ndihmën e shpejtë e kemi transferuar në spital”, deklaroi për Gazetën Lajm, dhëndri i Sinadinovskit.
Nga policia as nuk e kanë konfirmuar as edhe demantuar rastin në fjalë.
Sinadinovski është ligjëruesi universitar me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni, së fundmi doli publikisht dhe deklaroi prejardhjen e tij etnike. Ai është themelues i Bashkësisë fetare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni.
Sinadinovski është autor i disa librave.