Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur se kush do të jetë kryetari i koalicionit VLEN, tha se kanë mbajtur mbledhje kryesia e koalicionit ku janë diskutuar zhvillimet e fundit.
Ai tha se këto muajt e fundit 90% gjithë eksponentëve të VLEN-it, kanë folur për VLEN-in dhe një 10% ka përmendur partitë, LD, Besë, Alternativë, ASH.
“Ne kemi vendosur ta bëjmë VLEN-in në mënyrë spontane, prej poshtë lartë, pra duke kontribu në këtë mënyrë që në vazhdimësi të flitet për VLEN-in, dhe jo për subjektet individuale. E dyta VLEN-i ka komisionin kadrovik të përbashkët, qendrën mediale të përbashkët, kryesin qendrore të përbashkët, pra dalëngadalë vijmë deri te unifikimi i shëndetshëm i VLEN-it, duke përfundu edhe me një lider”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti tha se kërkesë e qytetarëve e votuesve të VLEN-it është që VLEN-in dëshirojnë ta shohin si një subjekt.
Mexhiti u pyet nëse nuk pranohet si lider i VLEN-it a do të ishte kthyer në BDI, ndërsa u përgjgij duke thënë se për të kapitulli i BDI-së është i mbyllur.
“E dyta që dua të them unë në VLEN nuk kam shku që a bohem lider a jo, mua më ka interesu të kontribuoj në unifikimin e opozitës shqiptare sjelljen e ndryshimit tek shqiptarët dhe më mjafton edhe kështu siç jam. Edhe nëse nuk do jem lider unë do jem pjesë e VLEN-it dhe kontribuues i VLEN-it”, deklaroi Mexhiti në emisionin “Debat në Shenja”.
Data 17.03.2026
Aktuale
- LSDM nis procedurën për përjashtimin e Petre Shilegov
- Besimtarët muslimanë të vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit
- Ziberi: Pala maqedone kërkon përkrahje nga shqiptarët, por u cenon gjuhën dhe identitetin
- Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!

