Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Kurti ndër të tjera ka folur edhe për autostradat që lidhin vendin tonë me shtete tjera.
“Autostradat janë të mbyllura thuajse njerëzit duhet vetëm që të largohen dhe mos të ndalen asku në këtë vend”, ka thënë Kurti.
“Ndoshta kanë menduar se vetëm në këtë mënyrë të rritin Bruto Produktin Vendor. Duke zbrazur popullësinë dhe të rritin të ardhurat për kokë banori. Por çka vlen kjo kur nuk jeton askush këtu. Këta sikur kanë dashur që të largojnë popullin nga shteti jonë”
Tutje Kurti ka thënë se problemet në vendin tonë janë shumë të mëdha. Ai ka thënë se shteti që do drejtoj ai do të jetë ndihmues i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
“Bizneset në vendin tonë kanë probleme të mëdha. Jemi vetë dëshmitar se si kompanitë nuk mund të kenë më shumë se 5-6 punëtorë, edhe ata presin të shkojnë në Gjermani apo diku jashtë” /Express/




