Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. Kurti potencoi se ky vendim është i rëndësishëm dhe hap i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë. “Ditën e Forcës së Kosovës po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm dhe një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë sonë. Komisioni ndërministror i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe ministri i Punëve të Brendshme, do të nisë procedurat e nevojshme për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. Gëzuar Ditën e Forcës!”, njoftoi Kurti. /SHENJA/
Data 09.09.2026
Aktuale
- “Nuk kam një diagnozë, as mjekët nuk po më bien në fije”, Granit Cana rrëfen përsëri vuajtjet shëndetësore që po përjeton
- Nuk ka pajtim për nënkryetarët, seanca vazhdon të premten
- 102 ditë revoltë/ Le Figaro: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Tiranë
- E fajësuan për dhunën ndaj protestuesve/ Rama humb qetësinë dhe sulmon Demokratët Europianë: Dembelë me politika të ngushta
- Shërbimet hotelerike në gusht në nivel vjetor më të shtrenjta për 3,7%
- Alarm në arsim: 3 në 4 nxënës 15-vjeçarë në Maqedoni nuk kuptojnë atë që lexojnë
- Toshkovski për dorëzimin e Bajramit: Të gjithë ata që janë në arrati do të ballafaqohen me ligjin
- Sulmohet një djalë i mitur në Kisella Vodë, policia heton rastin



