Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dërguar porosi të qartë deri te kreu i Maqedonisë së Veriut, që të qëndrojë sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe sa më larg Serbisë, transmeton TV21.
Kjo siç tha Kurti, për arsye se kjo qasje do t’i siguronte Maqedonisë së Veriut anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
“Maqedonia e Veriut sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa ma larg Serbisë e cila nuk po distancohet as nga Millosheviçi e as nga Putini, do të jetë aq më afër anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni ynë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë dhe do ta përkrahim Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti./TV21