Kurse para, kurse kohën, kurseje planetin
Kampanjë e re promovuese për kursim onlajn në ProKredit Banka
Në muajin e kursimit, ProKredit ka nisur kamapnjën për promovimin e kursimit onlajn, njërin prej produkteve unikate në bankë. Nën sloganin “Kurse para, kohën, planetin”, bashkërisht me Mastercard, banka e promovoi shërbimin Llogaria fleksi kursyese, shërbim në tërësi digjital e cila ofron përparësi të shumta dhe beneficione për të gjithë klientët e rinj dhe ato aktual.
Kampanja në fokus i vendos efektet pozitive të kursimit onlajn dhe shfrytëzimit të shërbimeve digjitale bankare që mundëson jo vetëm përparësi të shumta, por edhe kontribuon në ruajtjen e mjedisit.
Hapja e llogarisë për kursim realizohet vetëm përmes disa klikimeve dhe në tërësi është onlajn, me çka largohen vizitat e panevojshme në ekspozitura që e kursen kohën tuaj dhe me këtë është një motiv shtesë që do t`ia lehtësoje vendimin për të nisur për të kursyer. Me kursimin onlajn fleksi, klientët kanë fleksibilitet të plotë për të shtuar ose tërhequr kursime drejtëpërdrejtë përmes aplikacionit mobil 24/7 për vetëm një provizion fiks. Në të njëjtën kohë, shkalla e interesit në shikim është më atraktivja në vend dhe është 0.8 % për denar edhe 0.4 % për euro, e cila llogaritet në baza ditore dhe paguhet në nivel mujor.
Digjitalizimi i tërësishëm i shërbimeve, duke e përfshirë edhe Kursimin fleksi, është pjesë e qëllimeve strategjike të Prokredit banka, të cilat janë liderë në treg dhe të cilat kanë vendosur standarde të reja në industri. Sot, kjo është një përparësi e madhe konkurruese kur të gjitha bizneset janë të orientuara drejtë digjitalizimit të shërbimeve, ndërsa klientët gjithnjë e më shumë në këtë gjë shohin si domosdoshmëri në përditshmërinë e tyre dinamike.
Interesante për kampanjën është se përskaj beneficioneve të pritshme për kursimin në kohë dhe para, fokusi vihet edhe në ruajtjen e ambientit. Gjegjësisht, Prokredit banka në punën e saj operative i kushton kujdes të madh dhe në mënyrë aktive përfshihet në iniciativat ekologjike, ndërsa në treg është e njohur si Banka e cila përkrah dhe financon projekte të gjelbra. Për këtë flasin rezultatet nga puna e tyre në vitet e fundit-deri më tani, në nivel të Grupacionit ProKredit banka që i ka ulur emisionet CO2 për 56 %, ndërsa në të njëjtën kohë është luftëtare për shfrytëzimin e zgjidhjeve ekologjike për transport. Dhe kështu, madje 70 % nga parku vozitës i Bankës janë elektrik ose vetura hibride të cilat lëvizin me rrymë e prodhuar nga qendra fotovaltike e vendosur në kulmin e Drejtorisë Qendrore.
Me përzgjedhjen e kursimit të tërësishëm onlajn në ProKredit Banka, siguroni kursim të sigurt dhe në mënyrë aktive përfshiheni me përkrahjen e projekteve të ardhshme të gjelbra të bankës së parë dhe në tërësi digjitale. Njoftohuni më gjërësisht në këtë link.