Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha, ka publikuar në facebook një fotografi të vitit 2002. Fotografia është nga një tubim në kuadër të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2002, kur Shaqiri ishte kandidat dhe u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Në këtë fotografi, vërehen se aty janë prezentë një pjesë e udhëheqësisë së sotme të degës së BDI-së në Çair.
“E vakt he zaman po shumë shok te rrejshem kisha patur me një kohë
Tani shumica ne pushtet qe 10 vite me jan ber kundershtar te ashper me partin e tyre bdi
Disa tjerë për një interes te vol asqe guxojn teme vizitojn ne Tanush”, ka komentuar Shaqiri, në fotografinë e postuar.