“Tashmë janë 7-8 ngjarje që shënohen çdo vit dhe gjithnjë e më intensivisht. Këtë vit kulmoi fakti që për herë të parë u përputhën 100% me 8 shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë. Pra, në të njëjtën ditë kishim dy festa shtetërore: shënimin e okupimit të Kajmakçalanit dhe festimin e shtetësisë së Maqedonisë – kjo është ironi,” thekson Ljubço Georgievski, kryetar i VMRO – Partisë Popullore, për CivilMedia, duke komentuar shpeshtimin e festimeve të datave ushtarake serbe me pjesëmarrjen e funksionarëve të Beogradit në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Ai rikujton edhe rastin e fundit, ku ministrja e Punës dhe Politikës Sociale e Serbisë e quajti Maqedoninë “territor serb”.
Sipas Georgievskit, problematike është edhe vendosja e një pllake përkujtimore në Novaci: “Nuk e di nëse ajo është ndërtim i paligjshëm, apo pushteti i VMRO-DPMNE-së ka dhënë leje. E dimë sa bëhemi patriotë kur shqiptarët ose bullgarët duan të vendosin ndonjë monument – ngrihet gjithë Maqedonia. Por tani, një asimilatori të vërtetë maqedonas, një çetniku serb, vojvodës Vuk, i vendoset pllakë përkujtimore dhe askush nuk ka problem,” theksoi ai. (INA)