Ministria e Shëndetësisë nuk do të kërkojë nga Ministria e Arsimit që vaksinimi të jetë kusht për regjistrimin e fëmijëve nëpër çerdhe dhe shkolla. Paralajmërimet e dikasterit të Shëndetësisë ditë më parë se do të ndërmerren masa me qëllim që të rritet niveli i vaksinimit tek fëmijët nuk dihet se përmes cilave mekanizma do të zbatohen. Nga kjo ministri thonë se së bashku me ministrinë e Arsimit dhe atë të Punës Sociale po shqyrtojnë mundësitë për ndërmarrjen e masave të cilat do të kishin përfshirë në vaksinim të gjithë popullsinë.
Ministria e Shëndetësisë as në të kaluarën nuk ka punuar e as në të ardhmen nuk do të punojë në shkurtimin e të drejtave, posaqërisht në të drejtat e fëmijëve, gjegjësisht të drejtat e fëmijëve për të cilët vendsosin prindërit. Është e drejtë individuale e secilit prind të vendosë nëse do ta vaksinojë fëmijën e tij ose jo, megjithatë si ministri e Shëndetësisë patjetër të mbajmë përgjegjësi për sigurinë kolektive, sepse një fëmijë i pavaksinuar dhe me infeksion, mund të shkaktojë sëmundje infektive tek shumë fëmijë – tha Goce Çakaroski, Zv/ministër i Shëndetësisë.
Nga ana tjetër mjekët pediatër vazhdojnë të apelojnë që prindërit të mos hezitojnë në vaksinimin e fëmijëve të tyre.
Prindërit duhet të kuptojnë çfarë do të thotë fëmija i tyre të mos jetë i vaksinuar. Atëherë dëmton fëmijët e tjerë dhe gjithë rrethin e tij. Duhet të kuptojnë se çfarë komplikimi i karakterit epidemiologjik është i mundshëm. Ligji është i qartë dhe i prerë se vaksinimi patjetër të kryhet. Pa këtë nuk mund t’i plotësojë kushtet për pjesmarrje si në procesin mësimor por edhe që të jetë nën përkujdesje së bashku me fëmijët e tjerë – deklaroi Angelço Andonovski, Drejtor i Spitalit të sëmundjeve të mushkërive Kozle.
Gjatë javës së shkuar autoritetet shëndetësore paralajmëruan se si pasojë e zvogëlimit të numrit të fëmijëve të cilët pranojnë vaksina, Maqedonia është në grupin e vendeve me rrezik të lartë të përhapjes së sëmundjeve infektive. Ndryshe, nga 23 prilli i cili shënon javën botërore të imunizimit ekipe të Ministrisë së Shëndetësisë do të kërkojnë që fëmijët dhe personat e rritur të pa vaksinuar t’i imunizojnë.