Logjika e identifikimit të Greqisë dhe Shkupit në çështjen e irredentizmit është i papranueshëm dhe i shkel pozicionet nacionale, ka thënë përgjegjësi për politikë të jashtme i Demokracisë Re opozitare, Jorgos Kumucakos, transmeton Almakos.
Kumucakos ka dërguar kritika deri te Ministria e Punëve të Jashtme Greke, për shkak të deklaratës së Nikolla Dimitrov në pres konferencën e djeshme me Nikos Koxias, për pjesën ku shefi i diplomacisë maqedonase ka thënë se dy grupet punuese, praktikisht janë pajtuar për tekstin për bashkëpunimin e ardhshëm në sfera të ndryshme dhe kanë punuar njashtu në një tekst për pengimin e irredentizmit tek dy palët.
“Si duket ministri i punëve të jashtme i pranon, edhe pse në mënyrë indirekte, thëniet e Shkupit se Greqia ka aspirata irredentiste ndaj vendit fqinj. Logjika e identifikimit të përbashkët të Greqisë dhe Shkupit në çështjen e irredentizmit i shkel pozicionet tona stabile nacionale dhe është e papranueshme”, ka thënë Kumucakos./Almakos/