Siç afrohen negociatat pranë thelbit të problemit, paraqiten pengesa dhe qorrsokaku, vlerëson përgjegjësi për politikë të Jashtme në partinë opozitare greke Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos. Thotë se ekzistojnë mospajtime dhe dallime të mëdha dhe sipas tij, më e sigurt është të ketë komplikime, sesa zgjidhje.
“Në këtë moment duket se siç vijnë negociatat deri tek thelbi i çështjeve të vështira, ka pengesa dhe qorrsokak. Në këtë moment, sipas asaj që e dimë, ndërsa nuk jemi të informuar me përgjegjësi dhe në mënyrë serioze prej qeverisë, sipas asaj që mund ta mësojmë, e kam ndjenjën se jemi më afër komplikimit, sesa më afër zgjidhjes”, komenton Kumucakos në një intervistë për televizionin grek “Skaj”.
Lidhur me atë nëse Demokracia e Re di ta mbështesë zgjidhjen eventuale në Parlamentin grek, përgjegjësi për politikë të jashtme në parti, thotë se fillimisht duhet ta shohin propozimin komplet për zgjidhje, ndërsa më pas të ndërmarrin qëndrim, duke i marrë parasysh edhe ndjenjat e grekëve, “pasi që edhe ndjenjat e grekëve janë pjesë e këtij ekuacioni”.