Numri i të infektuarve me koronavirus e tejkaloi kufirin psikologjik prej 4.000 të infektuarve bashkëqytetarë tanë. Në periudhën e fundit çdo ditë kemi prej 150 deri në 200 raste të reja të koronavirusit, ndërsa LSDM-ja ende mendon si me shpejtësi dhe në mënyrë kontrabanduese të organizojë zgjedhje.
Dita e djeshme është dita më e zezë nga fillimi i pandemisë me 9 viktima pacientë. Shëndetësia në vend po bie, ndërsa pacientët nuk mund të vijnë në radhë për mjekim.
Më shumë se e dukshme është se LSDM-ja nuk brengoset për shëndetin e qytetarëve. LSDM-ja dhe Zoran Zaev janë të gatshëm të shkelin mbi viktimat për interesat e tyre të ngushta partiake.
LSDM-në e intereson vetëm zgjedhje të shpejta pa kushte të siguruara për votim të sigurt të qytetarëve që do të kontribuojë për jehonë të vogël dhe asamble pa legjitimitet të nevojshëm.
VMRO-DPMNE-ja ka dy kushte të qarta për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ato janë.protokolle të qarta për mbrojtjen e qytetarëve dhe misioni i OSBE/ODIHR të jetë i pranishëm dhe të vendos mision në Republikën e Maqedonisë me të cilin do t’i vlerësojë më tej zgjedhjet dhe procesin zgjedhor.
VMRO-DPMNE-ja nuk mund të pranojë zgjedhje gjatë valës së epidemisë e cila assesi nuk qetësohet në cilën do të rrezikohet shëndeti i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Nuk mund t’i lejohet Zaevit dhe LSDM-së të luajnë me jetën e qytetarëve.
VMRO-DPMNE-je është ndryshe nga LSDM-ja. Me LSDM-në marrim vetëm regjim hibrid, krim, korrupsion dhe varfëri.
Me respekt,
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së



