Puna e pushtetit, qoftë lokal apo qendror, ua imponon medieve trajtimin e temave etnike në Maqedoni. Gjendja faktike e shkollave, infrastruktura … kahëzojnë autorët e produkteve gazetareske që të theksojnë ndarjet etnike, shkruan gazeta Lajm.
Shembulli i fundit është rinovimi i shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”- Kumanovë, ku kryesisht mësojnë nxënës të etnikumit maqedonas. Në këtë shkollë, për vitin akademik që të do të nis muajin nga dita e hënë janë regjistruar vetëm 7 nxënës në klasën e parë, kuptohet maqedonas.
Shkolla Fillore “Vuk Karaxhiq” në Kumanovë ka nisur rinovimin e objektit. Në këtë objekt ku mësojnë kryesisht nxënës të përkatësisë etnike maqedonase.
Kujtojmë se disa muaj më parë, në shkollën fillore “Bajram Shabani”- Kumanovë, ku mësojnë nxënës shqiptarë, nxënësve u kërkohej nga 100 denarë për të blerë banka dhe karrige, sepse institucionet kompetente nuk kanë mundësi ose përfaqësuesit shqiptarë nëpër këto institucione përkatëse janë të paaftë.