Kanë mbërritur edhe ankesat e para lidhur me procesin e Regjistrimit. Pikërisht në Kumanovë, banorë e lagjes shqiptare “Kiro Fetak” (Orta Bunar) të Kumanovës, kanë shpalosur revoltën e tyre lidhur me përbërjen etnike të regjistruesve, vetëm maqedonas. “A besoni se ato e pyesnin nanën teme maqedonisht, kurse ajo asnjë fjalë maqedonisht nuk e kupton. Mbet tu i shiku në sy nana”, ka thënë për Gazetën Lajm, Skendër T. duke shtuar se “disa shprehje kur mi parashtrojshin, as unë vetë nuk i kuptojsha, e leje më nana”. Ai ka thënë se shumë banorë shqiptarë të kësaj lagjeje Kumanovare, në qendër të qytetit, kanë reaguar menjëherë dhe kanë ngritur alarmin, por shumica e tyre kanë patur frikë, prandaj janë tërhequr në momentin e fundit.
“Cili është qëllimi i Regjistrimit nuk po e kuptoj, të regjistrohemi apo të mos regjistrohemi. Pse i kanë çu regjistruesit maqedon te ne, a vetëm me na provoku. Ku janë regjistruesit shqiptarë?”, është ankuar Mesud R., i cili është zotuar se do t’i ftojë mediat për t’i njoftuar me këtë “marifetë të qeverisë”!
Banorë të tjerë që nuk kanë dashur ta shpalosin identitetin për arsye të ndryshme, kanë thënë së shpesh po bie edhe sistemi kompjuterik për evidentimin e banorëve. Zyrtarisht, akoma asgjë nuk është konfirmuar lidhur me këto ankesa të qytetarëve shqiptarë.
Data 16.07.2025
Aktuale
- Vendimi përfundimtar i Supremes: Qeveria e detyruar të pranojë vendimin mbi pajisjet fiskale
- Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
- Google ndërmerr hapin e madh: Bashkimi i ChromeOS dhe Android në një sistem të vetme
- Një mjek kapet duke marrë ryshfet në spitalin e Manastirit
- Zjarri përfshin sërish masivin pyjor të Drenovës, ndërhyrje me mjete rrethanore nga zjarrfikësit
- Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE
- (VIDEO) Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarësh në rajonin lindor
- (VIDEO) Pas akuzave të kryetares së Shkupit, Toshkovski paralajmëroi rënimin e objekteve pa leje në Çair dhe Saraj