Kur ende po vazhdojnë numërimet dhe mbetet e paqarte nëse ka kaluar si këshilltar në qytetin e Kumanovës, Mesud Bajrami, bartësi i listës “Për Shqiptarët e Kumanovës” ka dalë me një reagim publik.
Më poshtë shkrimi i plotë i Bajramit:
Të nderuar miq, shokë dhe dashamirë,
Dua t’ju informoj se lista e pavarur PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS, me bartës unë, Mesut Bajrami, numër 96, ka arritur të grumbullojë rreth 1 mijë vota, që është një arritje historike për një kandidat të pavarur në qytetin e Kumanovës.
Njëkohësisht, dua t’i falënderoj një për një të gjithë ata që besuan në kauzën time.
Gjithashtu, ju njoftoj se ende nuk është përcaktuar nëse do të jem pjesë e Këshillit Komunal të Kumanovës.
Këtë fitore historike ia dedikoj familjes sime dhe të ndjerëve — babait tim dhe djalit të axhës (Hoxhës) Nexhmedin Bajramit.