Dega e BDI-së në Kumanovë me gjasë do të mbetet në opozitë, sa i përket pushtetit komunal. Kjo si pasojë e mospërfilljes së kryekomunarit Maksim Dimitrievski ndaj kërkesave të grupit negociator të BDI-së, shkruan gazeta Lajm.
Burime të gazetës brenda BDI-së thonë se partia është e gatshme të mbetet në opozitë për të mos i ra në gjunjë kryetarit të qytetit.
Dimitrievski nuk lëshon pe se hisja shqiptare duhet të ndahet në mes shqiptarëve të LSDM-së dhe BDI-së.
BDI është ankuar të Zoran Zaev për qasjen e Maksim Dimitrievskit, por ky i fundit thotë se i ka duart të lira dhe do të veprojë sipas rezultatit që ka arritur. E rezultati thotë se më shumë ka elektorat shqiptar të LSDM-së sesa votues të BDI-së në Kumanovë.